Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, 3 Dhjetor, u mbajt një aktivitet me temën “Zgjidhjet transformuese për zhvillim gjithëpërfshirës: roli i familjeve kujdestare të specializuara në nxitjen e një bote të aksesueshme dhe të barabartë.
Manifestimi u përkrah nga komuna e Gazi Babës, ndërsa me fjalë të përshtatshme familjet kujdestare dhe mysafirët e pranishëm i përshëndeti kryetari, z. Boban Stefkovski. Në këtë manifestim fjalën hyrëse mbajtën znj. Elka Todorova, përfaqësuese e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, znj. Juliana Nakova Gapo, drejtoreshë nacionale e SOS Fshati për fëmijë Shkup dhe znj. Nade Kaçakova, drejtoreshë e SOS Fshati për fëmijë Shkup. Тие во своите говори ја истакнаа потребата од зајакнување на постоечките згрижувачки семејства и зголемување на бројот на специјализирани згрижувачки семејства кои соодветно ќе одговорат на потребата од згрижување на децата и лицата со попреченост, како и достапни квалитетни социјални услуги во заедницата за поддршка на децата и семејствата во ризик.
Ato, familjet e specializuara kujdestare, kishin një vend qendror në këtë aktivitet. Disa prej tyre kanë edhe 20 vite që kujdesen për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara në shtëpitë e tyre. Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, atyre iu dha një mirënjohje e veçantë, një Pllakë për përkushtimin, dashurinë dhe kujdesin e tyre që japin sot, e cila do të jehojë ndër vite, duke ndikuar në rrjedhën e jetës së fëmijëve dhe komunitetet ku bëhen pjesë. Në fjalimet e tyre drejtuar të pranishmëve në aktivitet, kujdestarët nuk u fokusuan aspak në sfidat me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara, por përkundrazi festuan aftësitë dhe shpirtin e tyre të paepur.
Përballë nevojës për rekrutimin e sa më shumë familjeve kujdestare të specializuara, frymëzimi dhe motivimi i punonjësve të Qendrës për Mbështetjen e Familjeve Birësuese të SOS Detsko Selo janë ato pak familje të specializuara kujdestare nën autoritetin e tyre. Këto janë familjet e kujdestarëve Marika, Vera, Vaska, Leyla, Liliana, Mite, kujdestare që sfidojnë stereotipet, thyejnë barrierat dhe na frymëzojnë me vendosmërinë e tyre. Për ta, kujdesi i specializuar nuk është vetëm një shërbim që ata ofrojnë; është një dëshmi e besimit se çdo fëmijë meriton një shans për t’u bërë versioni më i mirë i vetvetes.
Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, u dërgua një mesazh i fortë “le të kumbojë zëri ynë kolektiv me premtimin e një të ardhmeje më gjithëpërfshirëse dhe më dhembshur, për numrin më të madh të mundshëm të familjeve të specializuara kujdestare, të cilat do t’u japin të gjithë fëmijëve dhe personave, pa përjashtim, një jetë dinjitoze dhe mundësi të barabarta.
Besojmë se me këtë rast jo vetëm kemi theksuar rëndësinë e familjeve kujdestare të specializuara, por do të mundësojmë krijimin e një platforme për aktivitetet dhe nismat e ardhshme që do të vazhdojnë të mbështesin dhe forcojnë këtë lloj komuniteti.

Веруваме дека во оваа прилика не само што го истакнавме значењето на специјализирани згрижувачки семејства, туку ќе овозможиме и создавање на платформа за идни активности и иницијативи што ќе продолжат да го поддржуваат и засилуваат овој вид на заедница.

