Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Qendrat për Mbështetjen e Familjes kujdestare festojnë arritjet e grave dhe vajzave që kanë kaluar sfida të mëdha në jetën e tyre, duke u rritur pa kujdes prindëror, për t’u bërë versionet më të forta të vetes.
Në këtë ditë, ne festojmë arritjet e kujdestareve të tyre, Leila, Silvana, Vera, Maymire, Juliana, Tamara, Sonja, Sneze si përfaqësuese të gjithsej 286 grave në kujdestari.
Por ne festojmë edhe arritjet e Mite, Samet dhe 77 kujdestarëve të tjerë meshkuj.
Ju ftojmë të bashkoheni me ne në misionin tonë të përbashkët. Është koha të sigurohemi që të mos lëmë askënd pas, sepse së bashku mund ta bëjmë botën një vend më të mirë për të jetuar.
Në këtë ditë, ne duam të ndërgjegjësojmë stereotipin se kujdesi për fëmijët pa përkujdesje prindërore është thirrje e gruas, por edhe të ngremë vëmendjen për rëndësinë e promovimit të mundësive të barabarta për vajzat dhe djemtë në të gjitha sferat, duke përfshirë edhe sferën e kujdes alternativ.
1. Kur bëhet fjalë për kujdestarinë në një familje kujdestare, gratë janë ato që vendosin të jenë bartëse të funksionit kujdestar. Të dhënat tona tregojnë se rreth 78 për qind e kujdestarëve janë gra. Gratë janë kujdestare shumë më shpesh sesa burrat. Kjo nuk do të thotë se burrat nuk mund ose nuk duhet të kujdesen për fëmijët që kanë nevojë për kujdes. Për ne është e rëndësishme ndërgjegjësimi për mundësitë për qasje të barabartë në kujdes, duke kontribuar në arritjen e barazisë gjinore.
Në të njëjtën kohë, dëshirojmë t’u japim njohje publike të GJITHËVE (gratë dhe burra, kujdestarë të përgjithshëm, të specializuar dhe farefisnorë) që janë të përfshirë në këtë aktivitet.
2. Ju ndoshta e dini se vajzat dhe gratë kanë më shumë gjasa të preken nga dhuna dhe pabarazia ekonomike. Është veçanërisht e rëndësishme të theksohet fakti se vajzat pa përkujdesje prindërore kanë një rrezik edhe më të madh të dhunës, diskriminimit, shfrytëzimit, si dhe varfërisë. Për të parandaluar këtë situatë, veçanërisht për fëmijët pa përkujdesje prindërore, nevojiten familje kujdestare që do të jenë të gatshme të ofrojnë mundësi të barabarta si për vajzat ashtu edhe për djemtë, dhe në këtë mënyrë për të përmirësuar barazinë gjinore.

