8 Prilli: Dita Ndërkombëtare e Romëve!
April 5, 2024

Dita  kur romët festojnë burimin e vlerave themelore për identitetin dhe qenien e romëve nga e gjithë bota. Çdo kulturë është një thesar dhe kultura rome na çon në një lidhje të fortë me këmbënguljen e romëve në ruajtjen e identitetit të tyre kulturor.

Kujdesi dhe mbështetja e fëmijëve romë në familjet kujdestare rome i ndihmon këta fëmijë të zhvillojnë identitetin e tyre autentik kulturor dhe të ushqejnë trashëgiminë e tyre. Kur një fëmijë në kujdes bashkohet me një familje kujdestare nga një kulturë tjetër, atëherë familja kujdestare bëhet multikulturore. Kujdestarët zgjerojnë kufijtë personalë me veçoritë kulturore të familjes nga vjen fëmija. Familja kujdestare e mbështet fëmijën në ndërtimin e një identiteti pozitiv kulturor.

Të punojmë për një komunitet ku çdo fëmijë do të rritet në një mjedis që respekton origjinën e tij dhe inkurajon identitetin e tij kulturor.

Deklaratat e kandidatëve të mundshëm romë për kujdestarë, të cilët janë në proces trajnimi dhe vlerësimi:

– “Dua të jem kujdestare për të ruajtur traditën e fëmijëve romë (në përkujdesje)… që të mos jenë si një qengj i humbur nga kopeja e tij”

– “Unë e shoh kujdesin si një sfidë në kujdes, për t’u dhënë fëmijëve një buzëqeshje dhe dashuri sepse një fëmijë është si një lule, nëse e ujit do të rritet…”

– “Prindërit romë e kanë traditë të kujdesen për disa fëmijë dhe kujdestaria është pikërisht kjo…”

– “Fëmijët romë në një familje kujdestare rome do të njohin më lehtë veten e tyre, kush janë…nga janë…”

– “Është e rëndësishme të kemi të qeshura në familjen kujdestare…një familje që do t’u sjellë gëzim dhe dashuri fëmijëve”

Tregoni dashuri dhe mbështetje. Regjistrohu dhe bëhu kujdestar.

Telefononi 075277447 ose na kontaktoni në faqen tonë https://zgrizuvanje.mk/stani-zgrizuvac-prezemi-akcija/