Kryetari i Komunës së Petrovecit Borçe Mitevski dhe SOS Fshati i fëmijëve kanë lidhur memorandum për bashkëpunim, dhe me këtë është komuna e parë që ka lidhur bashkëpunim me SOS Fshati i fëmijëve në drejtim të forcimit të kapaciteteve në fushën e mbrojtjes sociale. Në nënshkrimin morën pjesë drejtoresha e SOS Fshatit të Fëmijëve, Nade Kaçakova, kryetarja e Qendrës për Mbështetjen e Familjeve kujdestare, Aleksandra Ivanovski, si dhe përfaqësues të Qendrës për Përkrahje të Familjeve kujdestare, profesionistët Valentina Dimovska dhe Atina Tasevska.

Memorandumi i bashkëpunimit është lidhur me qëllim të promovimit të shërbimit publik kujdestar/familje kujdestare në komunitetin lokal.
Palët kontraktuese do të bashkëpunojnë në fushën e organizimit të aksesueshmërisë dhe disponueshmërisë së shërbimit të ndihmës dhe mbështetjes profesionale të familjes kujdestare, si dhe në forcimin e pozitës ekonomike të grave amvise në zonat rurale duke siguruar burime financiare nëpërmjet funksionit të një familje kujdestare. Për këtë qëllim në ambientet e Komunës Petrovec u mbajt një sesion informues për promovimin e kujdestarisë si forma më e përshtatshme e mbrojtjes për fëmijët sepse mundëson zhvillimin e tyre korrekt psiko-social në kushte më të afërta me familjen biologjike.
Kryetari i komunës Borçe Mitevski do të japë një ndihmë financiare të njëhershme si mbështetje për kujdestarët/familjet kujdestare të ardhshme.
Për informata lidhur me shërbimin e vendosjes në familje kujdestare mund të kontaktoni në Komunën e Petrovecit, kontaktues Marija Zdravkovska 02/2562-239.

