Pse Përkujdesja?
Përkujdesja është shumë më tepër sesa sigurimi i shtëpisë për fëmijën – kjo është mundësia për t’i dhënë dashuri, mbështetje dhe siguri një fëmije që është përballur me pasiguri, humbje ose traumë.
Në familjen kujdestare, fëmija ka mjedis të sigurt dhe të ngrohtë ku mund të ndihet i dashur dhe i mbrojtur. Kjo e ndihmon atë të fitojë stabilitet emocional dhe t’i tejkalojë sfidat e kaluara. Fëmijët në familje kujdestare, në vend që të rriten në institucione, kanë mundësinë për fëmijëri normale, ngrohtësi dhe afërsi familjare. Përkujdesja siguron kushte më të mira për arsimim, zhvillim personal dhe mësimin e aftësive të rëndësishme të jetës. Në të njëjtën kohë, kjo kontribuon në ndërtimin e shoqërisë më humane dhe më solidare që kujdeset për anëtarët e saj më të cenueshëm.
Përkujdesja është akt dashurie, kujdesi dhe përgjegjësie – është mënyrë për t’i dhënë një fëmije mundësinë për një të ardhme më të mirë!
Si të bëheni kujdestar
Dëshmitë
Në procesin e kujdestarisë, realisht vëmendje e duhur i kushtohet aspekteve kulturore, biologjike, etnike të kujdestarisë. Tek ne, në familjen tonë, motivi fetar nuk ishte pengesë, përkundrazi ishte një motiv […]
Ne morrëm mbështetje të madhe nga qendra për mbështetjen e familjes kujdestare. Filluam me trajnimin për kujdestarët, e cila na ndihmoi të kuptojmë se cili është roli i një kujdestarit […]
Është e rëndësishme ti duam fëmijët dhe ti ndihmojmë ata kur kanë më shumë nevojë dhe të ju ofrojmë mundësi të barabarta ashtu si fëmijët që rriten me prindërit e […]
Unë edhe më parë kam qenë i angazhuar me punë humanitare, Por tani, kur u bëra kujdestarë, dhe kur shohim sesi fëmijët rriten, kanë sukses dhe fillojnë të shkëlqejnë, jam […]







